Janë disa gjëra që të huajt nuk mund t’i kuptojnë – apo që ju duken shumë të çuditshme – kur vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të vetëdijshëm për këtë fakt, drejtuesit e portalit “AskReddit”, kanë krijuar një platformë online, ku të huajt janë deklaruar se – cilat janë ato gjëra të çudtishme me të cilat janë ndeshur ata gjatë vizitës në këtë vend.
Në këtë pyetje janë përgjigjur mijëra e mijëra turistë, por dhe të huaj, banorë të SHBA-ve, që kanë treguar përvojat e tyre para se të bëheshin pjesë e kulturës amerikane, raporton NGJYRA.COM.
Të shohim në vijim disa nga “çuditë” më të mëdha amerikane në sytë e një të huaji.
1. Kofshat e gjeldetit
Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se përse shiten gjithë ato kofsha gjigante të gjeldetit në parqet e argëtimit në SHBA.
2. Reklamat e avokatëve
Reklamat e avokatëve në SHBA gjenden kudo, në rrugë, në televizione, në dhoma hoteli…
3. Vozitja ngado dhe kudo
Një gjë tjetër interesante në SHBA është mundësia të vozitni makinën kudo – pra, nga makina mund të porositni ushqimin, të kaloni përmes ceremonisë martesore, të porositni kafe…
4. Rrugët dhe parkingjet gjigante
Për evropianët, rrugët dhe hapësirat e mëdha parkimi në SHBA janë shumë të çuditshme. Kuptohet, edhe atje ka probleme me parking në qytete të mëdha, siç është New Yorku, por në përgjithësi, parkingjet në SHBA janë vërtetë gjigante, sidomos ato të stadiumeve.
5. Dëshira për të qëndruar nën qiellin e hapur
Amerikanët kënaqen kur dalin për rekreacion në natyrë. Andaj, aktivitetet e tyre rekreative jashtë shtëpisë, janë shumë më të mëdha se ato të banorëve të Evropës.
6. Reklamat e ilaçeve
Reklamat e shumta për barërat anti-depresion, ato kirurgjike, por dhe të gjitha llojet e barërave – janë gjë e çuditshme për një të huaj që viziton këtë vend.
7. “Teprica” e flamujve
Nëse keni nevojë për një flamur amerikan, do ta gjeni atë në forma të ndryshme. Flamur për terracë, flamur për pullaz, flamur për oborr, flamur për makinë – pastaj, flamur në fanellë, flamur në këpucë, flamur në të brendshme, flamur tatuazh…
8. E qeshura më të huajt
Nëse i vizitoni shtetet veriore të SHBA-ve, do të befasoheni kur njerëzit ju flasin me buzëqeshje, dhe me qasjen e tyre ndaj jush, sikur të ishit shokë të vjetër.
9. Tatimi në dyqane
Një gjë tjetër e pakuptueshme për të huajt është tatimi në produkte. Nëse e merrni një produkt që në raft të dyqanit kushton 5 dollarë, në arkën e dyqanit ai produkt do të kushtojë psh: 5.86 dollarë – sepse aty i shtohet vlera e tatimit.
10. Përdorimi i gotave të kuqe të plastikës
Është e pabesueshme sa gota e kuqe e plastikës gjendet në duart e amerikanëve. Madje, janë jo të rralla rastet kur këto gota përdoren për pijet e ndryshme edhe në ceremonitë martesore.
11. Sasia e ilaçeve që mbajnë amerikanët në shtëpi
Sasia e ilaçeve që posedojnë amerikanët është e pakuptueshme për një të huaj. Secili amerikan posedon kuti të ndryshme ilaçes në shtëpinë e tyre. Psh. një i huaj tmerrohet kur sheh një pako me 1,000 aspirina në shtëpinë e një amerikani, që kushton vetëm 6 dollarë.
12. Amerikanët nuk konsumojnë vetëm ushqimin e shpejtë
Të huajt mendojnë se amerikanët konsumojnë vetëm ushqimin e shpejtë, mirëpo kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, amerikanët janë gurmanë të mëdhenj dhe flasin shumë për ushqimin, por, ata konsumojnë ushqime të llojllojshme.
13. Zbrazëtirat në dyert e tualeteve
Zbrazëtirat në dyert e tualeteve në SHBA janë gjë e pakuptueshme për një të huaj. Megjithatë, kjo gjë arsyetohet me koston e ulët nga vandalizmi, parandalimin e seksit në publik etj.
14. Krenaria kombëtare
Amerikanët janë tëpër krenar me shtetin e tyre. Përpos flamujve që do t’i shihni kudo – mjafton të thuani “Rroftë Amerika” në një bar përplot me njerëz dhe do të kuptoni këtë gjë nga reagimi i tyre.
15. Madhësia e SHBA-ve
Amerika është një prej vendeve më të mëdha në botë, mirëpo madhësinë e saj mund ta kuptoni vetëm pasi të vizitoni atë. Psh. është vështirë e kuptueshme për një turist se, nuk mjafton një ditë e plotë vozitjeje për të arritur nga qyteti i New Yorkut deri te Kanioni i Madh. /NGJYRA.COM/