Numri i banorëve në botë është duke u rritur në mënyrë alarmante. Vlerësohet se në vitin 2050, në botë do të jetojnë 10 miliardë njerëz. Këtë fakt po e dëgjojmë për vite të tëra – por, ku do të ndodhë kjo rritje? Për të kuptuar më shumë, lexojeni tekstin në vijim…
Sot, Tokio është qyteti më i populluar në botë, me rreth 38 milionë banorë. Ndërkaq, asnjë nga 10 qytetet më të populluara në botë, nuk ndodhet në Afrikë – dhe vetëm dy prej tyre (Sao Paulo dhe Mexico City), gjenden në Amerikën Latine.
Por, kjo gjë do të ndryshojë gjatë tri dekadave në vijim. Sipas një studimi të bërë nga Global Cities Institute i Universitetit të Torontos – që si bazë ka marrë modelet që ndikojnë në shtimin (apo dhe rënien) e numrit të banorëve – këto do të jenë 10 qytetet më të populluara në botë në vitin 2050.
10. Mexico City, Meksikë: 24.3 milionë banorë
Foto: Max Rossi/REUTERS
9. New York, SHBA: 24.8 milionë banorë
Foto: Lucas Jackson/REUTERS
8. Karachi, Pakistan: 31.7 milionë banorë
Foto: Akhtar Soomro/REUTERS
7. Tokio, Japoni: 32.6 milionë banorë
Foto: Thomas Peter/REUTERS
6. Lagos, Nigeri: 32.6 milionë banorë
Foto: Akintunde Akinleye/REUTERS
5. Kolkata, Indi: 33 milionë banorë
Foto: REUTERS/Stringer
4. Kinshasa, R.D. e Kongos: 35 milionë banorë
Foto: Media Coulibaly/REUTERS
3. Dhaka, Banglladesh: 35.2 milionë banorë
Foto: Ashikur Rahman/REUTERS
2. Delhi, Indi: 36.2 milionë banorë
Foto: Adnan Abidi/REUTERS
1. Mumbai, Indi: 42.4 milionë banorë
Foto: Danish Siddiqui/REUTERS
Sidoqoftë, sipas këtij studimi, Mumbai nuk do të qëndrojë gjatë me titullin e qytetit më të populluar në botë, pasi që Kinshasa, qytet në Republikën Demokratike të Kongos, pritet të marrë titullin e qytetit më të populluar në botë, në vitin 2075 – për t’ia lëshuar fronin pastaj, në vitin 2100, Lagosit në Nigeri, që parashihet t’i ketë 88 milionë banorë. /NGJYRA.COM/