Panairi i makinave në Gjenevë të Zvicrës, “The 2016 Geneva Motor Show”, është panairi i parë i rëndësishëm evropian i makinave këtë vit. Në këtë panair do të prezantohen modelet më të reja të prodhuesve më të njohur botëror të makinave.
Aston Martin, McLaren, Ferrari, Bugatti, Lamborghini, Porsche…,do të prezantojnë gjeneratat e reja të makinave të tyre në këtë panair. Po ashtu, do të “defilojnë” edhe modelet e prodhuesve të makinave luksoze, siç janë Jaguar, Maserati, Lexus dhe BMW.
“2016 Geneva International Motor Show” mbahet prej datës 3 deri më 13 mars, në Palexpo Arena, në Gjenevë, ndërsa Business Insider ka zgjedhur 30 modele më të mahnitshme që do të prezantohen në këtë panair. Të shohim në vijim se cilat janë ato. /NGJYRA.COM/
1. Risia e shumëpritur në këtë panair është modeli i ri, “Bugatti Chiron”, që kushton 2.6 milionë dollarë, ka 1,500 KF, ndërsa arrin shpejtësinë prej 420 km/h.
2. Ferrari do të prezantojë modelin e avancuar të “FF GT”, i quajtur “GTC4 Lusso”.
3. Lamborghini do të prezantojë një makinë të rrallë, të quajtur “Centenario”, me të cilën do të festojë 100 vjetorin e lindjes të themeluesit të kësaj kompanie, Ferruccio Lamborghini. (Ende nuk njihet pamja e saj)
4. Aston Martin do të prezantohet me modelin e shumëpritur (DB9 të modifikuar – në foto), të quajtur “DB11”. Ekziston dhe një model i “DB10”, por ai është përdorur vetëm në filmin e James Bondit, “Spectre”.
5. McLaren do të prezanntohet me disa modele. Modeli i parë është “570GT” – një model i modifikuar i versionit të mëherhëm “570S”.
6. Një tjetër model i McLarenit është super-makina “Spider 675LT”.
7. Do të prodhohen vetëm 500 makina të modelit “675LT”, dhe që të gjitha tashmë janë shitur.
8. McLaren do të prezantohet me një model tjetër në Gjenevë, e të cilin nuk mund ta blini – modelin e modifikuar “P1 hybrid”.
9. Koenigsegg do të prezantohet me versionin hibrid të mega-makinës, “Regera”, që ishte prezantuar në panairin e vitit të kaluar.
10. Edhe Pagani do të paraqitet me një version të përmirësuar të modelit të famshëm “Huayra”.
11. Jaguar do të prezantohë modelet “F-Type SVR”, një version i përmirësuar i modelit, “F-Type”.
12. Lexus sjell modelin “LC 500h”. Ky është një hibrid i punuar sipas modelit “LC500”, që është prezantuar në muajin janar.
13. Porsche do të prezantohet me modelet “718 Boxster” dhe “718 Boxster S”.
14. Mercedes-Benz do të paraqitet me një gamë modelesh në këtë panair, përfshirë këtu “SL Convertible”…
15. … “C43 AMG Coupe” dhe “Convertible”, dhe…
16. … “E-Class”.
17. Prodhuesi i famshëm, BMW do të prezantohet me disa modele të veçanta. “BMW M2” do ta ketë debutimin evropian në Gjenevë.
18. BMW në këtë panair do t’i prezantojë edhe dy makinat luksoze me 600 kuaj fuqi: “BMW M760i” dhe…
19. …“Alpina B7”.
20. Bentley do të prezantojë tri variante të përmirësuara të modelit “Mulsanne”.
21. Një tjetër model i Bentley-t që do të prezantohet në Gjenevë është, “Flying Spur V8S”.
22. Bentley do të prezantojë edhe modelin e tij SUV, “Bentayga”.
23. Maserati po përpiqet të futet në tregun e makinave SUV, me modelin “Levante”.
24. Audi sjell modelin e ri “Q2”.
25. Edhe Volkswagen do ta ketë një risi…
26. Jeep sjell modelin special nga edicioni Renegade: “Dawn of Justice”.
27. Volvo prezanton “V90”.
28. Infiniti do të debutojë në tregun evropian me modelin “Q60”.
29. Mazda do të prezantohet me “RX-Vision”.
30. Prodhuesi i makinave elektrike nga Zvicra, Eclectic, bashkë me Rinspeed, do të prezantojnë konceptin e makinave “∑tos” (Sigmatos).