Studio vallëzimi, palestra, sallone për masazh, kopsht sekret në pullazin e ndërtesës, dhoma për rekreacion, janë vetëm disa nga kapacitet që ofron selia e kompanisë Google në Londër.
Selia e kësaj kompanie amerikane në Britani, ndodhet në Covent Garden të Londrës, ndërsa është e stërmbushur me hapësira që ofrojnë komoditet dhe rekreacion – mu sikurse dhe të gjitha zyret e kësaj kompanie nëpër botë, që njihet për kushtet e mira që ju ofron të punësuarve të saj.
Në hyrje të objektit ndodhet një flamur gjigant i Britanisë së Madhe – derisa më të hyrë brenda, ndeshemi me gjera të pazakonshme.
Interierin e Googlet në Londër e ka realizuar kompania Penson, e cila i ka pasur duart e lira për të krijuar një hapësirë të thjeshtë pune por dhe stimuluese njëkohësisht.
Këtu nuk duhet harruar edhe kanapetë e rehatshme për pushim – ndërsa zyret janë të pasura me një spektër ngjyrash të hareshme – mu siç identifikohet kjo kompani.
Foto: Guardian. /NGJYRA.COM/