Kreativiteti sot është faktor kryesor i suksesit të një biznesi. Me kreativitet arrihet që të shumëfishohet rëndësia e dukjes së produkteve që janë në përdorim të përditshëm.
Vajzat, për shembull, kanë lindur me nevojën e brendshme që të duken ndryshe nga njëra-tjetra. Kështu, kurdo që marrin pjesë në ndonjë ngjarje festive, ato kujdesen që nëpërmjet stilit të flokëve, veshjes, grimit… apo dhe këpucëve unikate, të duken bukur dhe ndryshe nga femrat tjera.
Andaj, nuk është për t’u befasuar fakti që aq shumë kreatorë botëror përpiqen të zbulojnë dhe krijojnë dizajne unikate të këpucëve për gjininë femërore.
Natyrisht, jo gjithëherë këto kreacione dalin të suksesshme, ekstravagante apo dhe me stil. Nganjëherë ato rezultojnë me sukses gjysmak apo dhe qesharak.
Sidoqoftë, ne kemi përzgjedhur disa kreacione të këpucëve, sidomos takat e tyre, të cilat me një fjalë do të mund t’i përshkruanim si të “veçanta”. /NGJYRA.COM/