Në jug të Polonisë, në qytetin Wieliczka, gjendet struktura vërtetë unikate dhe e mahnitshme nëntokësore e Katedralës prej Kripe, e cila së bashku me dhjetra statuja dhe tri kapella, janë gdhendur nga minatorët, të cilët që prej shekullit të 13-të e deri në vitin 2007, nga Miniera e Kripës së Wieliczkasit kanë nxjerrë kripë tryeze.
Kjo ish minierë e kripës, e shndërruar në ditët e sotme në muze, është rezultat i punës së disa dhjetra brezave të minatorëve. Ajo kondiserohet si monument i historisë polake dhe i të gjithë atyre që e kanë kaluar jetën në të.
Në këtë minierë gjendet edhe një liqe nëntokësor, si dhe shumë statuja të gdhendura nga artistët bashkëkohorë në gurë kripe.
Miniera është e thellë 327 metra, ndërsa e gjatë më shumë se 287 kilometra. Çdo vit atë e vizitojnë rreth 1.2 milionë turistë, ndërsa në katedrale kryhen rregullisht dasma apo ceremoni tjera private.
Katedralja nëntokësore prej kripe është përfshirë në listën e parë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1978, kurse në vitin 1994, Presidenti i atëhershëm i Polonisë, e ka shpallur atë si një monument historik polka. /NGJYRA.COM/