Dan Pauly është gjenerata e katërt e marangozëve në familjen e tij, ndërsa ai është bërë i famshëm në mbarë botën duke ndërtuar kasolla përrallore nga druri i recikluar.
Stërgjyshi i Danit, në fund të viteve 1800, kishte ndërtuar stalla dhe kasolla të panumërta në Minnesota, ndërsa disa prej tyre kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.
Dan shpeshherë shfrytëzon drurin që e kishte përdorur stërgjyshi i tij, duke recikluar ndërtimet e vjetra.
Kasollat interesante të Danit tashmë janë shpërndarë gjithandej botës nëpërmjet internetit, respektivisht rrjeteve sociale. Disa prej tyre mund t’i shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/