Të gjithë sipërmarrësit apo biznesmenët dëshirojnë që, konsumatorët t’i mbajnë në mend ata – sa më gjatë që është e mundur. Atëherë, një kartë-biznesi (apo kartë-vizitë) kreative gjithsesi e bën dallimin.
Kartat e biznesit nuk sigurojnë suksesin e biznesit – por, ato lënë përshtypjet afatgjata te konsumatorët dhe partnerët potencialë.
Përkundër faktit se teknologjia e re tashmë ka bërë që shumica e kontakteve të shkëmbëhen nëpërmjet internetit, kartat kreative të biznesit janë ende goditje e qëlluar në fushën e biznesit, thonë ekspertët e marketingut.
Madje, zhvillimi i teknologjisë ka ndihmuar shumë edhe në avancimin e prodhimit të kartave të biznesit, ku tashmë jo rrallë përdoret dhe teknologjia 3D.
Prandaj, nëse jeni sipërmarrës apo biznesmen, në vijim ju sjellim disa karta-biznesi shumë kreative, të cilat mund të jenë inspirim edhe për ju që të bëni të tilla apo të ngjajshme – varësisht prej fushëveprimtarisë tuaj.
Së për çfarë bëhet fjalë shikojeni foto-galerinë në vijim. /NGJYRA.COM/