Karrigia ua shkurton jetën!

Kolltukët, karriget, divanet, kanapetë…, të gjitha këto mobile ‘komode’ mund të jenë fatale për jetën tuaj, bëjnë të ditur hulumtimet e reja shkencore.

Sipas mjekëve, qëndrimi ulur në periudha të gjata kohore lidhet direkt me një mori epidemish moderne, siç janë kanceri, sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë, sulmi në tru…etj., etj.

Shkencëtarët nga Universiteti Leicester po ashtu kanë konstatuar se, qëndrimi i gjatë në karrige lidhet edhe më sëmundjen e diabetit të tipit 2.

Mann im Büro bei Computer und Rücken Schmerzen

Me një fjalë, sipas shkencëtarëve, karrigia mund të futet në listën e ‘vrasësve modernë’, siç janë duhani, alkooli dhe drogat.

Për dallim nga kohërat e dikurshme, kur njerëzit shumicën e punëve i kryenin duke qëndruar në këmbë, njeriu modern shumicën e punëve i kryen ulur.

Sipas një përllogaritjeje shkencore, njeriu modern mesatarisht i kalon ulur 10 orë në ditë.

karrigia5

Nga Universiteti Leicester tërheqin vërejtjen se qëndrimi i gjatë në karrige akumulon në trup sasi të rrezikshme të sheqerit dhe të yndyrave në gjak.

Sipas një studimi të botuar në “Archives of Internal Medicine”, njerëzit që rrinë ulur 11 ose më shumë orë gjatë ditës, rrezikojnë të vdesin tre vjet me herët se ata që rrinë ulur 4 orë në ditë.

Lëvizja/ecja/vrapimi, sipas studiuesve, rregullon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në tretjen e sheqerit dhe yndyrave në trup.

karrigia2

Megjithatë, nëse puna juaj e kërkon që ju të qëndroni patjetër gjatë në karrige, atëherë, shkencëtarët ju rekomandojnë që çdo 20 minuta të ngriteni nga karrigia dhe të shëtisni/lëvizni pakëz. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply