Kandovan, një nga fshatrat më të pazakontë në botë

Kandovan është një destinacion turistik në Iran, i cili nuk është i njohur vetëm për bukurinë e tij të jashtëzakonshme, por edhe për faktin se shumë shtëpi në të janë të ndërtuara në shpellat e formacioneve të pazakonta.

Nëse shikohet nga një distancë, i tërë fshati duket si një koloni gjigante e termitëve.

Kandovan22

Disa prej shtëpive të këtij fshati janë të paktën 700 vjet të vjetra dhe në to ende jetojnë njerëz. Legjenda thotë se banorët e parë që janë vendosur këtu ishin të ikurit nga pushtimi i ushtrisë mongole.

Kandovani daton nga shekulli i 13-të. Shkëmbinjtë  në të cilët janë ndërtuar shtëpitë, janë formuar nga hiri vullkanik dhe mbetjet pas shpërthimit të vullkanit Mount Sahand.

Banorët vendorë thonë se shtëpitë nuk janë vetëm të forta, por edhe jashtëzakonisht të efektshme për ruajtjen e energjisë. Për ngrohjen e tyre gjatë dimrit nevojitet shumë pak ngrohje shtesë, ndërsa gjatë gjithë verës janë të freskëta.

Kandovan10

Ky fshat ka marrë emrin sipas fjalës “Kando”, që do të thotë “bletë në koshere”.

Pavarësisht asaj se është i izoluar në veri të Iranit, turistë nga e gjithë bota rregullisht e vizitojnë këtë fshat, një nga më të pazakontit në botë. /NGJYRA.COM/

SONY DSC Kandovan21 Kandovan20 Kandovan19 Kandovan18 Kandovan17 Kandovan16 Kandovan15 Kandovan14 Kandovan13 Kandovan12 Kandovan11 Kandovan9 Kandovan8 Kandovan7 Kandovan6 Kandovan5 Kandovan4 Kandovan3 Kandovan2 Kandovan1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply