Kanali i Panamasë është një arritje e mahnitshme e inxhinierisë, ndërsa është përshkruar si një mrekulli moderne e krijuar nga dora e njeriut. Kjo nuk është për t’u habitur, nëse merret parasysh fakti se ky kanal është një nga projektet më të mëdha dhe më të vështira inxhinierike që është ndërmarrë ndonjëherë.
Franca filloi punën në këtë kanal në vitin 1881, por ajo u desh t’i ndërpresë punimet për shkak të problemeve inxhinierike dhe vdekshmërinë së madhe të të punësuarve nga sëmundjet e ndryshme. Shtetet e Bashkuara ndërkaq, e morën përsipër projektin në vitin 1904, dhe atyre iu dasht një dekadë për të përfunduar kanalin, i cili u hap zyrtarisht më 15 gusht 1914.
Megjithëse është një nga projektet më të mëdha dhe më të vështira inxhinierike të ndërmarra ndonjëherë, ky kanal e shkurton në masë të madhe kohën e lundrimit të anijeve ndërmjet Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Paqësor, duke ua mundësuar atyre që t’i shmangen rrugës së gjatë, e të rrezikshme, të Kepit të Bririt përreth pikës më jugore të Amerikës së Jugut nëpërmjet Kalimit të Rosakut apo Ngushticës së Magelanit.
Ky kanal ka qenë funksional për njëqind vjet dhe ka shumë karakteristika interesante. Përveç asaj që e lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor nëpërmjet Detit të Karaibeve, Kanali i Panamasë është jetik edhe për tregtinë detare ndërkombëtare.
Një gjeneratë e tërë e anijeve janë ndërtuar enkas për lundrim në këtë kanal. Këto anije janë ndërtuar me madhësinë më të madhe të mundshme që mund të udhëtojnë përmes kanalit. Anijet e ndërtuara për këtë qëllim është e thënë të jenë ndërtuar në “Panamax Spec”.
Ekziston një sërë kyçesh, apo seksionesh të shkurtëra të mbyllura të kanalit, në të cilat niveli i ujit mund të ndryshohet me përdorimin e portave dhe ventilave për lëshuarjen apo ndërprerjen e ujit, pra për ngritjen dhe uljen e anijeve midis dy portave duke e ndryshuar nivelin e ujit në seksion.
Kyçet në çdo fund të kanalit janë dizajnuar në atë mënyrë që të mundësojnë ngritjen e anijeve deri në nivelin e qasjes në Liqenin Gatun (liqe artificial i krijuar gjatë kohës së ndërimit të kanalit), i cili është rreth 26 metra mbi nivelin e detit.
Aktualisht janë në ndërtim e sipër kyçe të reja, të cilat pritet të lëshohen në përdorim në vitin 2015. /NGJYRA.COM/