Hamshori Frankel, i cili karrierën e vet nuk e humbi në asnjë garë, është kali vrapues më i mirë në historinë e sportit të vrapimit, ndërsa vlera e tij është 100 milionë funte.
Pas 14 fitoreve dhe me fitimin e afro tre milionë funteve, në janar të vitit 2013, ai kishte shkuar në pensionin e merituar, ndërkaq në Ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt, ishte lejuar që për herë të parë të kënaqej me një takim intim me një pelë.
Edhe pse libidoja e tij deri atëherë nuk i ishte nënshtruar ndonjë verifikimi, kultivuesit e kuajve nga e tërë bota presin në rend në mënyrë që bashkë me pelat e tyre të racës së pastër, ta vizitojnë hamshorin ngjyrë gështenje të errët në shtëpinë e tij të re, (në stallën “Banstead Manor Stud” në Saffolk, Britani e Madhe) dhe, natyrisht, pronarin tij princin saudit Khalid Abdullah.
Një çiftëzim me Frankelin e pamposhtur kushton 125.000 funte, ndërkaq kalendari i Frankelit është mbushur për tre vjetët e ardhshëm – ndërsa vetëm në periudhën shkurt-qershor 2013, ai është çiftëzuar me 133 pela.
Nëse hamshori Frankel (2008) do të jetë i shëndetshëm, ai do të mund të çiftëzojë derisa t’i mbush 20 vjeç. /NGJYRA.COM/
Kampion i garave më të rëndësishme
Royal Lodge Stakes (2010)
Dewhurst Stakes (2010)
Greenham Stakes (2011)
2,000 Guineas Stakes (2011)
St. James’s Palace Stakes (2011)
Sussex Stakes (2011, 2012)
Queen Elizabeth II Stakes (2011)
Lockinge Stakes (2012)
Queen Anne Stakes (2012)
International Stakes (2012)
Champion Stakes (2012)
Çmimet
Vendi 1 World Thoroughbred Rankings (2011, 2012)
European Horse Of The Year (2011, 2012)
European Champion Two-Year-Old Colt (2010)
European Champion Three-Year-Old Colt (2011)
European Champion Older Horse (2012)