Kali cigan Vanner, i njohur edhe si Kali cigan, Kali i vogël me ngjyra, Vanneri cigan, Kali i vogël irlandez dhe Kali kallajxhi, është një racë e rrallë e kuajve të bukur me origjinë nga ishujt britanik, gjegjësisht nga ciganët evropianë.
Kjo racë është mbarështuar në mënyrë selektive në 60 vitet e fundit dhe vetëm në vitin 1996 zyrtarisht është listuar në regjistrin e kuajve si racë e veçantë.
Me jelën e gjatë, bishtin e fryrë, këmbët me “pupla” dhe larat e tyre, kuajt e kësaj race janë lehtë të dallueshëm. Po ashtu ata janë jashtëzakonisht të fuqishëm, inteligjentë, të dëgjueshëm dhe me trup të ndërtuar mirë.
Në ditët e sotme ky lloj i kalit rritet ende në Britani të Madhe dhe atë kryesisht nga familjet të cilat me breza të tërë merren me mbarështimin e tyre.
Çmimi i një kali Vanner sillet prej 10.000 deri në 15.000 dollarë. /NGJYRA.COM/