Kalaja Prabalgad, e njohur edhe si Kalavantin Durg (Kalaja Kalavantin) gjendet ndërmjet Matheranas dhe Panvelas, në shtetin indian Maharashtra. Mënyra e vetme për të arritur deri tek kjo kala, e ndërtuar në majë të një pllaje shkëmbore, është të ngjiteni shkallëve shumë të pjerrëta të gdhendura në shkëmb.
E gjithë ajo që dihet deri më sot për origjinën e kësaj kalaje, është legjenda sipas së cilës thuhet se, kalaja është ndërtuar për mbretëreshën me emrin Kalavantin.
Rreth vitit 1458 kalaja kishte rënë në duart e Sulltanit të Perandorisë së Ahmednagarit, Malik Ahmad, ndërsa në vitin 1657 ajo ishte pushtuar nga sundimtari i Perandorisë Mogule, Shivaji.
Duke e parë se disfata ishte e paevitueshme, për të vdekur me nder, gratë në këtë kala ishin vetëflijuar sipas traditës “Jauha’r”.
Megjithëse nuk dihet shumë për këtë kala të vjetër, prej kohësh të shkatërruar, ajo në ditët e sotme është një destinacion i popullarizuar turistik. /NGJYRA.COM/