Kalaja Gwalior, perla e Indisë

Kalaja Gwalior është një nga kalatë e lashta më të mëdha dhe më të bukura që mund të gjenden në shtetin federal Madhya Pradesh, në Indinë qëndrore.

Ndërtimi i kësaj kalaje madhështore kishte filluar në vitin 525 para erës sonë dhe që nga ajo kohë, ajo u ka mbijetuar shumë sulmeve, pushtuesve dhe sundimtarëve të ndryshëm. Ndërtimet shtesë, me të cilat kjo kala ka arritur madhështinë që mund të shihet edhe në ditët e sotme, janë bërë në kohën kur ajo kishte në duart e dinastisë Tomar (1398).

Gwalior23

Gjatë kësaj kohe, sundimtari Man Singh kishte urdhëruar ndërtimin e Pallatit Man Mandir, që është një prej pjesëve më të njohura të kësaj kalaje, i cili karakterizohet me muret e jashtëm të dekoruar me mozaiqe, pllakëza të kaltra dhe me rreshtat e rosave të verdha.

Kalaja Gwalior zë një sipërfaqe totale prej 3 kilometra katrorë, ndërsa pika më e lartë e saj është 11 metra. Për të arritur deri tek hyrja kryesore, Hathi Pul duhet kaluar gjashtë porta të tjera. Përveç asaj kryesores, kjo kala ka edhe hyrjen anësore,e njohur si Porta Badalgarh deri tek e cila mund të arrihet  vetëm në këmbë, duke u ngjitur shtigjeve në  shpatijet e pjerrta në të cilat edhe është ndërtuar kalaja.

Gwalior14

Brenda kalasë ka aq shumë gjëra për t’u parë saqë autoritetet lokale rekomandojnë shfrytëzimin e  automobilit apo ndonjë mjeti tjetër transporti. Në të ka një numër të konsiderueshëm të  monumenteve historike, tempujve dhe pallateve, disa prej të cilëve, siç është rasti i Gujar Mahal, janë shndërrua në muze arkeologjik. /NGYRA.COM/

Gwalior1 Gwalior6 Gwalior5 Gwalior10 Gwalior11 Gwalior18 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Gwalior16 Gwalior15 Gwalior14 Gwalior13 Gwalior12 Gwalior20 SONY DSC Gwalior21 Gwalior22 Gwalior24 Gwalior25 Gwalior7 Gwalior8 Gwalior4 Gwalior3 Gwalior2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply