Kafazi i vdekjes – aventura për të guximshmit

Konsiderohet si një prej atraksioneve më të frikshme turistike, ndërsa guximin për t’u përballur me të e kanë vetëm njerëzit e etshëm për aventura. Për çfarë bëhet fjalë? Për Kafazin e vdekjes, një kafaz prej akrili të pastër, brenda të cilit – aventuristët zhyten në ujë ku i pret një krokodil i tmerrshëm.

kroki8

Ky kafaz ndodhet në parkun e argëtimit “Crocosaurus Cove”, në Darwin City të Australisë. Dhe për dallim prej kafazëve që janë krijuar për soditjen e peshkaqenëve që janë me grila – mbi këtë kafaz shihen gjurmët e dhëmbëve të prehtë të krokodilit – që ka tentuar të kafshonte njerëzit që ndodheshin brenda tij.

Në këtë kafaz mund të hyjnë dy persona, të cilët lëshohen në ujë për 15 minuta, fare pranë krokodilit gjigant Choppa – i cili në vazhdimësi ua ngre adrenalinën, pasi që përpiqet t’i kafshojë ata.

Kjo aventurë kushton 35 dollarë për person. /NGJYRA.COM/

kroki2 kroki3 kroki4 kroki9 kroki10 kroki11 kroki7 kroki6 kroki5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply