Ismail Kadare është shpallur Komandant i Legjionit të Nderit. Lajmi është botuar në fletoren zyrtare te Legjionit te Nderit, në Francë.Titulli “Legjion i Nderit”, është themeluar nga Napoleon Bonaparte në vitin 1802, dhe është titulli më i lartë kombëtar francez. Ky titull mbahet deri më sot nga nëntëdhjetë e tre mijë anëtarë.