James Webb Space Telescope (JWST) është pasardhës i teleskopëve legjendarë të Gjithësisë Hubble dhe Spitzer, i cili planifikohet që nga viti 1996.
Lansimi i këtij teleskopi gjigant, i cili paraqet bashkëpunimin ndërkombëtar të rreth 17 shteteve, është planifikuar për vitin 2018, ndërkaq misioni i tij do të zgjasë midis 5 dhe 10 vjetësh.
Kur JWST-ja të përfundojë, ky superteleskop do të na mundësojë t’i shohim objektet në gjithësi në distancë të pabesueshme 13 miliardë vite drite! Domethënë, galaksitë e para të cilat janë krijuar në gjithësinë e hershme.
JWST-ja aktualisht është në fazën e ndërtimit, e si duket aktualisht shikoni më poshtë. /NGJYRA.COM/