Tonet neutrale dhe orenditë e thjeshta, me nuanca të artit bashkëkohor, janë fjalët më të thjeshta për ta përshkruar rezidencën moderne të quajtur Yarra.
Me lokacion në Melburn të Australisë, kjo shtëpi me linja të pastra dhe të detajuara, shfaq njëkohësisht kualitet dhe elegancë bashkëkohore.
E dizajnuar dhe projektuar nga Leeton Pointon, shtëpia Yarra fokusohet në tone të lehta, e pasuruar me drunj dhe përmbarime luksoze, që krijojnë një elegancë të “paqëllimshme” të interierit.
Ngjyrat e theksuara shfaqen në disa detaje të qëndrimit ditor, duke shprehur karakteristikat e shtëpisë së thjeshtë. /NGJYRA.COM/