Ju prezantojmë anijen më të madhe në botë

Ajo që do të shihni në vijim janë fotografitë e realizuara nga Alastair Philip Wiper, në Opko – një port në Korenë e Jugut – që prezantojnë ndërtimin e anijes më të madhe në botë, të quajtur Maersk Triple E.

Kompania Maersk, në vitin 2011, ka porositur nga Daewoo Shipping ndërtimin e 20 anijeve të tilla transportuese për një shumë prej 3.8 miliardë dollarësh.

Anija Triple E vjen me gjatësi prej 400 metrash, ndërkaq gjerësia e saj është 59 metra. Ajo është vetëm 3 metra më e gjatë dhe rreth 4 metra më e gjerë sesa paraardhësja e saj, e njohur me kodin E class.

anija rekord11

Një ndryshim kaq i vogël duket i parëndësishëm, mirëpo kur ia shtojmë kësaj shpjegimin se kjo anije e ka formën e shkronjës U dhe jo të asaj V, siç e kishte paraardhësja e saj, atëherë nënkuptohet se sasia që mund të bartë ajo është shumë më e madhe – në fakt, 2500 TEU kontinjerë më shumë se sa E class.

Përmasat e kësaj anije janë tëpër të mëdha për të kaluar nëpër Kanalin e Suezit, mirëpo ndër të tjera ajo do të shërbejë për transportin e mallrave nga ky kanal drejt Evropës dhe Azisë.

Kompania daneze Maersk ka paralajmëruar përdorimin e këtyre anijeve sidomos për eksporte kineze, që së fundi janë shtuar tejmase.

Tregu më i madh i kësaj kompanie janë kompanitë tregtare në Evropë dhe Azi – ndërsa posedon rreth 100 anije që shfrytëzohen vetëm për këtë linjë të transportit tregtar. /NGJYRA.COM/

anija rekord2 anija rekord8 anija rekord10 anija rekord12 anija rekord13 anija rekord5 anija rekord4 anija rekord6 anija rekord7 anija rekord3

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply