Jeta e personave të famshëm nuk është më si dikur. Shumë kohë më parë, edhe të famshmit ishin njerëz sikur ne – bënin jetë të shkujdesur, visheshin fare thjeshtë, dhe mbanin sekret jetën e tyre private.
Sot ndërkaq, në kohën e Kardashianëve, jeta e tyre private, sikur dhe ajo profesionale, janë në qendër të vëmendjes – sidomos të mediave rozë. Madje, mund të thuhet se, janë vetë yjet ata/ato që imponojnë storiet për jetën e tyre private, sidomos nëpërmjet internetit, respektivisht rrjeteve sociale.
Megjithatë, shumëkush me nostalgji kujton kohët e dikurshme (vintage), kur yjet ishin më natyralë. Andaj, në vijim ju sjellim 23 fotografi të rralla VIP-ave që do t’ju kthejnë në kohë të vjetra e të mira – kur dihej fare pak për jetën e tyre private, dhe kur nuk ekzistonte Photoshopi – dhe programet e ngjajshme për modifikimin e fotografive.
Sa të bukura ishin ato momente kur yjet e famshme e jetonin jetën e tyre të thjeshtë, larg vëmendjes së publikut, apo dhe kur fotografitë e tyre nuk ishin të ritushuara, mund të shihni në foto-galerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/
1. Bob Marley duke luajtur ping pong
2. Matthew Perry dhe Jennifer Aniston të gatshëm t’ua mësojnë Microsoft Windows-in
3. Elton John bëhet gati të hipën në aeroplanin e tij
4. Leonardo Dicaprio çdoherë dukej tip i fortë
5. Vanessa Hudgens me familjen e saj para se të bëhej e famshme
6. Demi Moore me vajzën e saj Rumer Willis
7. Pak “baby-face” por gjithsesi i pashëm, Johnny Depp
8. Sarah Jessica Parker dhe Ray Bolger duke buzëqeshur për Ditën e Falënderimeve, 1979
9. John Lennon duke u kënaqur me pijen e tij
10. Steve-O takon Tommy Lee-n
11. Kate Hudson e buzëqeshur me nënën Goldie Hawn
12. Jude Law me ombrellën e tij interesante
13. Marilyn Monroe tregon dashurinë e saj ndaj presidentit Abraham Lincoln
14. Christina Hendricks nuk ka qenë çdoherë një flokëkuqe, por gjithsesi ishte seksi
15. Julia Roberts në qytet, bashkë me aktoren Laura San Giacomo, gjatë xhirimeve të filmit “Pretty Woman”
16. Një moment qetësie i Chris Farley-t
17. Hugh Laurie përgatit pijen për shikun e tij Stephan Fry
18. Gjeniu Andy Warhol shikon fotografitë
19. Marlon Brando i pashëm gjatë një shëtitje të zakonshme
20. Audrey Hepburn e re, e rrethuar nga përcjellësit
21. Elizabeth Taylor dhe Richard Burton në Aeroportin Heathrow
22. Woody Allen dhe Michael Jackson gjatë një argëtimi të përbashkët
23. Sir Ian McKellen para se të bëhej i famshëm me rolin Gandalf