Johnny Clasper është një murator/gurgdhëndës me duart të arta. Në fakt, ai është një murator artist, që ka marrë famën botërore duke krijuar skulptura dhe mozaikë të pabesueshëm nga gurët.
Clasper ka vijuar shkollën profesionale të muratorëve – por në vend të tullave dhe blloqeve, ai ka specializuar muratimin me gurët, respektivisht gurgdhendjen – prej nga dhe i lindi ideja të krijojë skulptura unikate dhe vepra interesante artistike prej gurëve.
Duke mësuar disiplina të shumta të muratimit në shkollë, përfshirë këtu edhe punën e gurgdhendjes, Clasper ka arritur që të mirat e këtyre disiplinave t’i konvertojë në mënyrën më të mirë të mundshme në veprat e tij.
Për kreacionet e tij të pabesueshme me gurë, ai ka fituar një mori çmimesh prestigjioze artistike. Ndërsa, se çfarë është në gjendje të krijojë Clasper, shikojeni fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/