Këto piktura të ndritshme e shumëngjyrëshe janë punuar nga artisti amerikan John Bramblitt, i cili e ka humbur të pamurit në moshën 30-vjeçare, si pasojë e komplikimeve nga epilepsia nga e cila ai kishte vuajtur që nga mosha 2 vjeçare.
Bramblitt filloi të pikturojë pikërisht në kohën kur e kishte humbur tërësisht të pamurit, kur edhe kishte mësuar t’i dallonte ngjyrat duke e prekur me gishta teksturën e tyre. Ai gjithashtu kishte mësuar se si t’i përdorë ngjyrat duke e përvijuar një imazh dhe si t’i përdorë gishtat e tij për ta drejtuar brushën.
Shumica e portreteve të tij janë inspiruar nga ngjarjet që i ka përjetuar në jetën e tij gjatë kohës kur ai shihte.
Bramblitt ka punuar edhe piktura të njerëzve në bazë të përfytyrimit të dukjes së tyre, thjesht duke ua prekuratyre fytyrën me gishtat e tij. Ai kurrë nuk e ka parë gruan apo djalin e tij, por portretet që ua ka bërë atyre janë të jashtëzakonshme.
Arti i Bramblitt është duke fituar popullaritet gjithnjë e më të madh në galeritë e ekspozuara në mbarë SHBA-të. Puna e tij më e fundit përfshin tekstet e këngëve të shkruara në alfabetin Braj (Braille) në ngjyrat dhe fytyrat në pikturat e tij, të cilat ai i fton shikuesit (përfshirë edhe ata që nuk janë të verbër), që t’i prekin dhe ndjejnë.
Bramblitt është i angazhuar edhe në punëtori të ndryshme ku ju ligjëron artistëve të rinj me aftësi të kufizuara teknikat e artit të fokusuara në përshtatje, për çka edhe ka marrë tre Çmime Presidenciale Shërbimi. /NGJYRA.COM/