Interneti është vërtetë fantastik, por fantastike është dhe mënyra se si funksionon ai. Business Insider ka krijuar një hartë të animuar që pasqyron sistemin nënujor të kabllove që përbëjnë World Wide Web.
Kablloja e parë nënujore ishte vendosur në vitin 1850 dhe përdorej për dërgimin e telegrafit. Që nga ajo kohë, e deri më sot, janë instaluar edhe 300 kabllo tjera nënujore, në oqeane dhe dete, ndërsa më i gjati është ai që shtrihet nga Gjermania deri në Kore të Jugut.
Në vijim ju sjellim video-materialin që tregon sistemin e kabllove që mundëson përdorimin e internetit në planetin tonë./NGJYRA.COM/