Herën tjetër kur t’ju pengojë diçka gjatë qëndrimit në hotel, mos e zbrazni gjithë mllefin ndaj personelit, sepse mund të pendoheni.
Ish-punëtori i një hoteli, Jacob Tomsky, ka zbuluar sekretet e “fëlliqura” të të punësuarve në pushimoret luksoze, në librin “Kokat në krevate” (Heads in Beds), ku flet për atë se si bashkë me kolegët u është hakmarrë mysafirëve të pasjellshëm.
Në vijim po i përshkruajmë disa mënyra të pazakonshme lidhur me këtë çështje:
Çelësi
Nuk mund të hapni derën e dhomës suaj? Me siguri e keni nevrikosur ndokënd në recepcion. Ata me kënaqësi shikojnë mysafirët të cilët vijnë t’i lusin që t’ua hapin derën.
Minibari
Me kujdes shikoni faturën në fund të qëndrimit në hotel. Personeli i nevrikosur mund t’ju ketë futur në faturë më shumë pije seç keni pirë.
Brusha e dhëmbëve
Kini kujdes për brushën tuaj të dhëmbëve, sepse mund t’ju ndodhë që personeli “pa dashje” t’jua ndotë.
Thirrjet e rreme
Shkrimtari i librit pranon që rreth mesnate ka thirrur mysafirët posaçërisht të pakëndshëm në mënyrë që t’i shqetësojë.
Dhoma
Nëse keni bërë ndonjë skenë me rastin e paraqitjes në recepcion, jini të gatshëm t’ju ofrojnë ndonjë dhomë të papërshtatshme.
Gotat
Personeli nganjëherë urren larjen e gotave pak të përdorura, por vetëm i fshin pak me mjete për shkëlqim të mobilieve. Merrni me vete gota plastike. /NGJYRA.COM/