Ja si e shkatërron stresi trupin tonë

Stresi ndikon në ritmin e rrahjeve të zemrës sonë. Për shembull, në diagramin elektronik rrahjet e zemrës së qetë janë treguar si valë butësisht të barabarta. Nga ana tjetër, zemra, nën stres, lë linja kaotike, disharmonike. Kjo ndikon edhe tek truri, për ç’shkak personi më nuk mund as të mendojë qartë. Si të përballemi me stresin?

1. Trupi nuk e dallon stresin e madh dhe të vogël

Pa marrë parasysh rëndësinë psikologjike të tij, çdo stres dukshëm ndikon në trupin tonë, ndërkaq e gjitha fillon shkallë-shkallë me 1.400 reaksione biokimike. Nëse nuk dimë të përballemi mirë me stresin, plakemi shpejt, na dëmtohen aftësitë kognitive, nuk kemi energji të mjaftueshme dhe nuk jemi mjaft aktivë, por as të kthjellët.

stres2

2. Për shkak të stresit edhe njerëzit e mençur bëjnë marrëzira

Stresi inhibon punën e një pjese të caktuar të trurit, për ç’shkak marrim vendime të këqija. Në të vërtetë, kur jemi koherentë – të kthjellët dhe emocionalisht të qetë – jemi në harmoni dhe mund të marrim vendime të mira, mirëpo situatat stresuese krijojnë disbalancë.

3. Njerëzit mund të indiferentë ndaj stresit

Stresi përfundimisht, ndikon në nivelin fizik, mirëpo mbase jeni mendërisht indiferentë ndaj tij, sepse aq jeni mësuar me irritimet e përditshme, me presonin dhe problemet. Megjithatë, stresi ndikon tek ju emocionalisht dhe mendërisht, madje edhe nëse ju nuk jeni të vetëdijshëm për situatën në të cilën keni rënë. Aftësia e gjykimit mund të dobësohet, ndërkaq emocionalisht mund të biem në depresion apo të reagojmë ashpër ndaj provokimeve.

Stressed woman in office

4. Mund t’i kontrollojmë reaksionet vetjake ndaj stresit

Para se stresi të na shkaktojë dëme në planin emocional, psikologjik dhe fizik, mund të mësojmë të reagojmë më mirë ndaj stresit edhe para se të na përfshijë ai. Mendoni se në cilat mënyra i kontribuoni krijimit të stresit (mbase duhet të organizoheni më mirë apo duhet të mësoni të komunikoni në mënyrë më të mençur).

5. Strategjia më e mirë është të përballesh me ngulm me stresin në momentin e duhur

Shumica e njerëzve kanë taktikë krejtësisht të gabuar, gjatë tërë ditës digjen nga stresi dhe pastaj në mbrëmje mendojnë të zgjidhin tensionin e grumbulluar me orë joge apo me argëtime “të krisura”. Fatkeqësisht, trupi nuk pret deri në mbrëmje, e lëre më vikendin, kështu që dëmet të cilat na i ka sjellë stresi janë pikërisht brenda nesh. Nëse diçka ju shqetëson, menjëherë merrni masa, të cilat ju bëjnë të qetësoheni. Merrni mësim nga njerëzit të cilët me qëndrimet e tyre përballen më mirë se ju me stresin. Shikoni se ç’bëjnë ata e mos shikoni ç’bëni ju.

stres3

6. Simptomat fizike

Stresi vepron në çdo qelizë të trupit tonë, ndërkaq disa nga simptomat më të shpeshta janë nofullat e tendosura, dhembja e kokës, vështirësitë, sulm paniku dhe reaksione të ngjashme psikologjike, puna e shpejtë e zemrës, sulmi në tru apo në zemër, aritmia, diabeti, sindroma e zorrëve të irrituara, pengesa në metabolizëm, trashje trupi, ulje e libidosë, tendosje e muskujve, ndërkaq nxit edhe varësi të ndryshme. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply