Ditë më parë në sheshin Tiananmen, në Pekin, Ushtria e Kinës ka organizuar paradën ushtarake për të shënuar 70-vjetorin e çlirimit. Se si duket parada e ushtrisë më të madhe në botë (kujdes: më të madhe, jo më të fuqishme – por gjithsesi ndër me të fuqishmet), mund të shihni nëpërmjet një fotogalerie të mahnitshme që ua sjellim në vijim.
Në kuadër të paradës ushtarake, janë prezantuar mjetet luftarake dhe i gjithë arsenali ushtarak e teknologjik që posedon vendi më i populluar në planet – dhe që të gjitha këto prodhime vendore.
Në kuadër të paradës janë prezantuar tanket, dronët, raketat balistike, mjetet transportuese ushtarake dhe shumë gjëra tjera. Për më shumë, shikojeni fotogalerinë në vijim.
Fotografitë janë përzgjedhur nga Business Insider, ndërkaq janë realizuar nga fotografët e vyer të agjencive AP, Reutuers.
Ndërkaq, nëse ju intereson se cilat janë 10 ushtritë më të forta në botë, këtë gjë mund ta kuptoni nga shkrimi të cilin ua kemi sjellë kohë më parë, dhe të cilin mund ta gjeni duke klikuar mbi këtë link: http://goo.gl/mTsZdo. /NGJYRA.COM/