Pakkush mund të qëndrojë indiferent ndaj disiplinës që janë në gjendje të krijojnë kinezët. Populli kinez është i pakonkurrencë, sidomos kur bëhet fjalë për disiplinën e masës. Mjafton të shikoni ushtarët e tyre, nxënësit, sportistët, punëtorët, … ku çdokush është në vendin e duhur – por, dhe nëse nuk është ashtu, janë përgjegjësit aty – që krijojnë rregull të përkryer.
Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për paradë ushtarake, nxënësit në shkollë, sportistët gjatë stërvitjeve, shtatzënat në spital, punëtorët në fabrika, njerëzit në rrugë… banorët e vendit më të populluar në botë dinë të mbajnë rregull.
Ky fakt i ka intriguar redaktorët e revistës “The Atlantic”, të cilët kanë përzgjedhur një fotogaleri interesante të turmave të njerëzve në Kinë, të cilën e kanë nxjerrë nga lajmet e krijuar gjatë viteve të fundit (Reuters/AP/AFP) – e ku për mrekulli prezantohet arti i disiplinës kineze. Kënaquni në vijim! /NGJYRA.COM/