A keni menduar ndonjëherë se çfarë makinash ngasin themeluesit e kompanive të teknologjisë, të cilat peshojnë miliarda dollarë?
1. Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates ka një koleksion mbresëlënës të Porsches. Kjo Porsche 911 është njëra prej tyre. Çmimi i saj është 82,140 $ .
2. Miliarderi Elon Musk, bashkë-themelues i PayPal, Tesla Motors dhe Space Exploration Technologies, nget një Tesla markë kjo e prodhuar nga fabrika e tij e makinave .
3. Evan Spiegel, themelues dhe kryeshef ekzekutiv i Snapchat gjithmonë ka pasur makina luksoze, por pas një ngritjeje fondesh prej $ 50 milion dollarësh qershorin e kaluar, bleu një Ferrari.
4. Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë më më madhe softuerike Oracle, Larry Ellison ka shumë makina, por kohët e fundit është parë duke ngarë një Lexus LFA, çmimi fillestar i së cilës është 375,000 $ .
5. Bashkëthemeluesi i Google, Larry Page nget një automobil sportiv Tesla. Përndryshe Page peshon neto hiç më pak se 31 miliardë dollarë.
6. Kryeshefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerburg, ka disa makina duke përfshirë një Volkswagen Golf GTW, por tani ai nganjëherë e nget një makinë pak më të shpejtë, një PaganiHuayra të ri, çmimi fillestar i së cillës është 1.3 milionë dollarë.
7. Kryeshefi Ekzekutiv i Dell-it, Michael Dell ka një Hummer H2, i cili nuk prodhohet më. Çmimi i kësaj makine sillet 20,000 deri 33,000 dollarë. Michael Dell peshon neto 15.9 miliardë dollarë.
8. Bashkëthemeluesi i Airtime, Sean Parker, nget një Audi S5 në San Francisko, çmimi fillestar i së cilës është 50,000 dollarë. Por, nganjëherë kur Parker është në Los Angeles, ai nget një Tesla të Modelit S, e cila kushton “vetëm” 100.000 dollarë.
9. Sergey Brin, bashkëthemeluesi i Google, është i kënaqur me makinën e tij sportive, Tesla.
10. Steve Ballmer, ish-kryeshef ekzekutiv i Microsoft dhe pronar aktual i Los Angeles Clippers nget një Ford Fusion Hybrid. Ballmer peshon neto 20.7 miliardë dollarë.
11. Travis Kalanick shërbehet me makinat e kompanisë së tij Uber që e themeloi në vitin 2009. Kjo kompani ofron shërbime transporti të kërkuara dhe rezervuara përmes thirrjeve telefonike.
12. Aaron Patzer, themelues i softuerit për menaxhim financiar Mint, të cilin ia shiti Intuit-it për 170 milionë dollarë nget një Subaru Outback me vlerë prej 20.000 dollarësh.
13. Bashkëthemeluesi i Facebook-ut, Dustin Moskovitz nget një Volkswagen R32.
14. Jeff Bezos, kryeshef ekzekutiv i Amazon nget një Honda Accord të vitit 1996. Çmimi aktual i këtij modeli është rreth 4.000 dollarë. /NGJYRA.COM/