Përkundër shkurtimeve në buxhet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbajnë pozitën e shtetit me ushtrinë më të fortë në botë, bën të ditur një raport i ri mbi globalizmin i realizuar nga Credit Suisse, dhe tw cilin e pwrcjellw Business Insider.
Përparësia më e madhe amerikane ndaj ushtrive tjera në botë është posedimi i 10 aeroplanmbajtëseve aktive. Superfuqia e dytë në botë për nga numri i aeroplanmbajtëse është India, që tashmë është duke e ndërtuar aeroplanmbajtësen e saj të tretë.
Kështu, SHBA-të qëndrojnë larg në krye të superfuqive ushtarake, të ndjekur nga Rusia dhe Kina. Kanadaja, ndërkaq, gjendet në fund të listës së 20 vendeve me ushtrinë më të fortë në botë.
Sipas Credit Suisse, nuk ka qenë punë e lehtë përpilimi i kësaj liste. Raporti është ndërtuar duke marrë parasysh gjashtë faktorë – ndërsa pas mbledhjes së pikëve janë nxjerrë dhe rezultatet përfundimtare.
Faktorët që janë marrë për bazë në përpilimin e kësaj liste janë: Personeli aktiv (5% e pikëve të përgjithshme), tanket (10%), helikopterët sulmues (15%), aeroplanët (20%), aeroplanmbajtëset (25%) dhe nëndetëset (25%).
Ky rangim kryekëput definon fuqitë kuantitative ushtarake dhe nuk merr parasysh kualitetin e armëve dhe të stërvitjeve që kanë ushtritë e caktuara. Andaj, kjo top-listë dhe mund të jetë befasi për një numër njerëzish.
Të shohim në vijim cilat janë 20 ushtritë më të forta në botë. /NGJYRA.COM/
20) Kanadaja
Buxheti:15.7 miliardë $
Personel aktiv: 92,000
Tanke: 181
Forcat ajrore: 420 fluturake
Nëndetëse: 4
19) Indonezia
Buxheti: 6.9 miliardë $
Personel aktiv: 476,000
Tanke: 468
Forcat ajrore: 405
Nëndetëse: 2
18) Gjermania
Buxheti: 40.2 miliardë $
Personel aktiv: 179,046
Tanke: 408
Forcat ajrore: 663
Nëndetëse: 4
17) Polonia
Buxheti: 9.4 miliardë $
Personel aktiv: 120,000
Tanke: 1,009
Forcat ajrore: 467
Nëndetëse: 5
16) Tajlanda
Buxheti: 5.39 miliardë $
Personel aktiv: 306,000
Tanke: 722
Forcat ajrore: 573
Nëndetëse: 0
15) Australia
Buxheti: 26.1 miliardë $
Personel aktiv: 58,000
Tanke: 59
Forcat ajrore: 408
Nëndetëse: 6
14) Izraeli
Buxheti: 17 miliardë $
Personel aktiv: 160,000
Tanke: 4,170
Forcat ajrore: 684
Nëndetëse: 5
13) Tajvani
Buxheti: 10.7 miliardë $
Personel aktiv: 290,000
Tanke: 2,005
Forcat ajrore: 804
Nëndetëse: 4
12) Egjipti
Buxheti: 4.4 miliardë $
Personel aktiv: 468,500
Tanke: 4,624
Forcat ajrore: 1,107
Nëndetëse: 4
11) Pakistani
Buxheti: 7 miliardë $
Personel aktiv: 617,000
Tanke: 2,924
Forcat ajrore: 914
Nëndetëse: 8
10) Turqia
Buxheti: 18.2 miliardë $
Personel aktiv: 410,500
Tanke: 3,778
Forcat ajrore: 1,020
Nëndetëse: 13
9) Britania e Madhe
Buxheti: 60.5 miliardë $
Personel aktiv: 146,980
Tanke: 407
Forcat ajrore: 936
Nëndetëse: 10
8) Italia
Buxheti: 34 miliardë $
Personel aktiv: 320,000
Tanke: 586
Forcat ajrore: 760
Nëndetëse: 6
7) Korea Jugore
Buxheti: 62.3 miliardë $
Personel aktiv: 624,465
Tanke: 2,381
Forcat ajrore: 1,412
Nëndetëse: 13
6) Franca
Buxheti: 62.3 miliardë $
Personel aktiv: 202,761
Tanke: 423
Forcat ajrore: 1,264
Nëndetëse: 10
5) India
Buxheti: 50 miliardë $
Personel aktiv: 1,325,000
Tanke: 6,464
Forcat ajrore: 1,905
Nëndetëse: 15
4) Japonia
Buxheti: 41.6 miliardë $
Personel aktiv: 247,173
Tanke: 678
Forcat ajrore: 1,613
Nëndetëse: 16
3) Kina
Buxheti: 216 miliardë $
Personel aktiv: 2,333,000
Tanke: 9,150
Forcat ajrore: 2,860
Nëndetëse: 67
2) Rusia
Buxheti: 84.5 miliardë $
Personel aktiv: 766,055
Tanke: 15,398
Forcat ajrore: 3,429
Nëndetëse: 55
1) SHBA-të
Buxheti: 601 miliardë $
Personel aktiv: 1,400,000
Tanke: 8,848
Forcat ajrore: 13,892
Nëndetëse: 72