Ja 15 aktoret që luajtën në filmat me buxhetin më të madh…

Që një film të shndërrohet në hit kinematografik nevojitet buxhet i madh si dhe një aktore e mirë në rolin kryesor… Në vijim ju sjellim listën e 15 aktoreve që kanë luajtur në filmat më buxhetin më të madh në historinë e kinematografisë…

buxheti1

1. Keira Knightley në filmin “Pirates of the Caribbean: At World’s End”

Aktorja Keira Knightley luan rolin e Elizabeth Swannit në filmin me buxhetin më të madh që mban mend historia e kinematografisë, “Pirates of the Caribbean: At World’s End” (2007). Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 341.8 milionë $, ndërsa inkasimi 963.4 milionë $.

buxheti2

2. Kate Winslet në filmin “Titanic”

Kate Winslet luajti rolin kryesor në filmin Titanic (1997). Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 294.3 milionë $, ndërsa fitimi 2.2 miliardë $.

buxheti3

3. Kirsten Dunst në filmin “Spiderman 3”

“Spiderman 3” (2007) sjell aktoren Kirsten Dunst në rolin e Mary Jane Watson. Filmi pati sukses të konsiderueshëm pasi që, me një buxhet prej 293.9 milionë $ – sa u shpenzuan për realizimine tij – u inkasuan afër 1 miliard dollarë.

buxheti4

4. Jeanne Tripplehorn në filmin “Waterworld”

“Waterworld” (1995) është cilësuar si një nga filmat më të mirë fanta-shkencor që është xhiruar ndonjëherë. Në këtë film Jeanne Tripplehorn luan roline Helenës. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 271.3 milionë $, ndërsa fitimi 409.6 milionë $.

buxheti5

5. Zoe Saldana në filmin “Avatar”

“Avatar” (2009) është filmi me fitimin më të madh që është shënuar ndonjëherë në industrinë kinematografike. Zoe Saldana në këtë film luan rolin e Neytiri. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 261 milionë $, ndërsa u inkasuan mbi 3 miliardë dollarë.

buxheti6

6. Anne Hathaway në filmin “The Dark Knight Rises”

“The Dark Knight Rises” (2012) është njëri nga filmat më të mirë nga seria “Batman”. Në këtë film Anne Hathaway luan rolin e Gruas Mace (Catwoman). Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 257.2 milionë $, ndërsa u inkasuan mbi 1 miliard dollarë.

buxheti7

7. Lynn Collins në filmin “John Carter”

“John Carter” (2012) sjell aktoren Lynn Collins në rolin e Dejah Thoris. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 250.0 milionë $, ndërsa inkasimi 292.4 milionë $.

buxheti8

8. Kristanna Loken në filmin “Terminator 3”

“Terminator 3: Rise of the Machines” (2003) është film fanta-shkencor nga seria Terminator, ku  Kristanna Loken luan rolin e T-X. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 256.8 milion $, ndërsa fitimi 433.4 milion u inkasuan $.

buxheti9

9. Naomi Watts në filmin “King Kong”

“King Kong” (2005) është një aventurë epike ku aktorja Naomi Watts luan rolin e Ann Darrow. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 250.4 milionë $, ndërsa fitimi 550.5 milionë $.

buxheti10

10. Amy Adams në filmin “Man of Steel”

“Man of Steel” (2013) është film për super-heroin – ndërsa Amy Adams luan rolin e Lois Lane. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 228.2 milionë $, ndërsa fitimi 668 milionë $.

buxheti11

11. Scarlett Johansson në filmin “The Avengers”

“The Avengers” (2013) është një nga filmat më të suksesshëm që ka realizuar ndonjëherë kompania Marvel. Scarlett Johansson luan rolin e Vejushës së Zezë në këtë film. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 226.4 milionë $, ndërsa fitimi 1.5 miliard $.

buxheti12

12. Megan Fox në filmin “Transformers: Revenge of the Fallen”

“Transformers: Revenge of the Fallen” (2009) është film i Michael Bay-t ku Megan Fox luan rolin e Mikaela Banesit. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 220.2 milionë $, ndërsa fitimi 920.9 milionë $.

buxheti13

13. Amanda Peet në filmin “2012”

“2012” (2009) është një film i mrekullueshëm fanta-shkencor ku Amanda Peet luan rolin e Kate Curtis. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 220.2 219.5 milionë $, ndërsa fitimi 847.5 milionë $.

buxheti14

14. Olga Kurylenko në filmin “Quantum of Solace”

“Quantum of Solace” (2008) është filmi i 22-të nga seria James Bond. Në këtë film Olga Kurylenko luan rolin e Vajzës Bond. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 219.5 milionë $, ndërsa fitimi 643.1 mln $.

buxheti15

15. Mila Kunis në filmin “Oz the Great and Powerful”

“Oz the Great and Powerful” (2013) është një film aventurë i kompanisë filmike Disney – ku Mila Kunis luan rolin e magjistarës. Buxheti për realizimin e këtij filmi ishte 218 milionë dollarë, ndërsa fitimi 500.3 milionë dollarë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply