130 kilometra në jug të gadishullit korean, gjendet Ishulli Jeju, i cili është ishulli më i madh dhe provinca më e vogël në Korenë e Jugut.
Në këtë ishull gjendet maja më e lartë e malit në Korenë e Jugut, e njohur si Hallasan dhe vullkani i fjetur, i cili ngritet 1950 metra mbi nivelin e detit.
Në të ka edhe tunele të llavës (tuba vullkanik), formacione bazalti, shpella me liqene nëntokësore, si dhe 360 ishuj të vegjël vullkanik satelit që e rrethojnë ishullin.
Koni travertin, Seongsan Ilchulbong është një gjë e rrallë në botë dhe vend ideal për eksplorimin e llojeve të shpërthimeve vullkanike nga të cilat krijohen shkëmbinjtë sedimentarë.
Ky ishull i bukur konsiderohet si çudi e shumëfishtë natyrore, sepse është i mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e trashëgimisë botërore – Gjeopark Global dhe Rezervat i Biosferës; në vitin 2011 është shpallur një nga 7 Mrekullitë Natyrore të Botës; nga viti 1966 është gjithashtu Park Kombëtar dhe së fundi, Jeju është i njohur edhe si Ishulli i Dashurisë, kryesisht për shkak të parkut tematik dedikuar dashurisë, të njohur si Loveland.
Në këtë ishull gjenden edhe më shumë se 200 bimë autoktone, 33 specie endemike, 17 lloje gjitarësh, 8 lloje amfibesh, 198 lloje të zogjve dhe mbi 900 lloje të insekteve.
Ky ishull i quajtur shpesh edhe Ishulli i Perëndive, është një destinacion i ëndërrave për biologët, gjeologët dhe për të gjithë shkencëtarët e turistët kuriozë. /NGJYRA.COM/