Ilha Grande de Queimada, që thjesht njihet si Ishulli i gjarpërinjve, është shtëpi e njërit prej llojit të gjarpërinjve më helmues në botë – Gjarpërit të artë (Bothrops insularis).
Fakti se në këtë ishull jetojnë gjarpërinjë helmues nuk është diçka e re, por ajo që e bën këtë ishull të ndryshëm nga të tjerët është numri i gjarpërinjve, që krahasuar me sipërfaqen e ishullit del se në çdo metër katror të tij ka një gjarpër helmues!
Gjarpërintë e artë janë klasifikuar ndër gjarëprinjtë më të rrezikshëm, më vdekjeprurës dhe më helmues në botë. Ata rriten deri në 45 cm gjatësi dhe kafshimi i tyre është aq i fortë saqë thjesht e shkrin mishin përreth plagës.
Helmi i tyre shkakton ënjtje, dhimbje, mavijosje, vjellje gjaku, gjak në urinë, gjakderdhje të brendshme, mosfunksionim të veshkave, hemorragji të trurit dhe nekrozë të rëndë të indeve të muskujve.
Gjarpërinjët e artë janë pesë herë më helmues se të afërmit e tyre (Bothrops atrox) që jetojnë në pjesën kontinentale.
Për shkak të numrit të madh të këtyre gjarpërinjëve të rrezikshëm në ishull, forcat ushtarake detare braziliane rreptësisht e kanë ndaluar qasjen në të.
Përjashtimi i vetëm mund të jenë ekspeditat shkencore me leje të veçantë dhe vizita nga pjesëtarët e marinës braziliane, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e fenerkullës në ishull.
Ndonëse në këtë ishull thuhet se jetojnë ndërmjet 2.000 e 4.000 gjarpërinjë të artë, megjithatë ata konsiderohen si një specie e rrezikuar, sepse ky ishull është i vetmi vend në botë ku ata ende mund të gjenden.
Një fatkeqësi natyrore apo e shkaktuar nga dora e njeriut mund ta zhdukë këtë lloj gjarpëri përgjithmonë nga faqja e dheut. Në fakt, një gjë të tillë njerëzit patën provuar njëherë, por pa sukses, duke ia vënë zjarrin ishullit.
Ky rast dhe rezultatet e një studimi të kohëve të fundit, sipas të cilave doli se helmi i këtij lloj gjarpri mund të jetë shumë i dobishëm për qëllime mjekësore, kanë bërë që tashti këta gjarpërinjë të mbrohen edhe më të mirë. /NGJYRA.COM/