Ishulli Aogashima – fshati në krater vullkanik

Ishulli Aogashima, që është pjesë e arkipelagut Izu, gjendet në Detin e Filipineve, rreth 350 km në jug të qytetit te Tokios, të cilit zyrtarisht edhe i takon. Ky ishull me një sipërfaqe prej 8.75 km katrorë ka një peisazh unik në botë, meqë ai në të vërtetë është një krater vullkanik, në të cilin gjendet një krater tjetër vullkanik më i vogël, pothuajse identik me të.

Sipas regjistrimit të vitit 2009, në fshatin Aogashima jetojnë 205 banorë, ku të gjithë janë të vendosur në pjesën e ishullit ku ka infrastrukturë elementare për jetesë, një dyqan pak më të madh dhe një heliodrom.

Aogashima5

Ndonëse është mjaft i vogël dhe teknikisht ende i rrezikshëm për jetesë, ishulli Aogashima edhe më tutje mbetet një vend i popullarizuar për turistët, të cilë aty mund të zhyten në detin e bukur që e rrethon ishullin, të merren me bjeshkatari, t’i vizitojnë burimet vullkanike dhe saunën gjeotermale që gjendet në qendër të ishullit.

Turistët më kuriozë, që dëshirojnë t’i shijojnë ushqimet e përgatitura në avull vullkanik mund t’i marrin me qira enët nga banorët vendorë dhe vet ta përgatisin ushqimin.

Aogashima6

Megjithëse shpërthimi i fundit vullkanik në të ka ndodhur në vitin 1785, kur nga gjithsej 327 banorët sa kishte në atë kohë rreth 140 prej tyre humbën jetën , ishulli Aogashima ende konsiderohet si një vullkan aktiv. /NGJYRA.COM/

Aogashima14 Aogashima4 Aogashima3 Aogashima10 Aogashima9 Aogashima2 Aogashima11 Aogashima12 Aogashima13 Aogashima7 Aogashima8

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply