Liqeni më i lartë i lundrueshëm në botë, Titicaca (Lago Titicaca) gjendet në një lartësi mbidetare prej 3.821 metrash, në kufirin ndërmjet Perusë dhe Bolivisë.
Ky liqe në amerikën jugore, që është i njohur në mbarë botën për atë se është i lundrueshëm me gjithë lartësinë e tij të madhe mbidetare, është i përhapur në më shumë se 8.300 kilometra katrorë, ndërsa thellësia e tij mesatare sillet prej 140 deri në 180 metra.
Për nga vëllimi, Titicaca është liqeni i pesëmbëdhjetë më i madh në botë.
Më shumë se 25 lumenjë derdhen në këtë liqe, në të cilin gjenden 41 ishuj, disa prej të cilave kanë popullsi të dendur. Përveç tyre, në të ka edhe 9 “ishuj lundrues” artificial të bërë nga kallami, në të cilët banojnë indianët Uru, rrënjët e të cilëve datojnë që nga koha para Inkëve.
Liqeni është një destinacion i popullarizuar turistik dhe shumë turistë e vizitojnë atë për të parë për së afërmi se si ka qenë jeta para Inkëve.
Disa agjensi turistike kanë leje dhe marrëveshje me vendasit për t’i vizituar ishujtë e tyre, të cilët në përgjithësi nuk kanë energji elektrike dhe ku ende nuk përdoret asnjë mjet mekanik.
Një nga atraksionet kryesore në liqenin Titicaca është edhe Isla de Sol, njëri nga ishujt më të mëdhenj, i cili është i njohur edhe për rëndësinë e tij historike dhe mitologjike.
Në këtë ishull gjenden edhe rreth 180 rrënoja që datojnë nga koha e Inkëve, të cilat përfshijnë edhe “labirinthin e përmendoreve” dhe shkëmbin e shenjtë. Po ashtu, besohet se në këtë ishull është lindur Inti, të cilin Inkët e përlëvdojnë si Perëndi e Diellit. /NGJYRA.COM/