Kur mendojmë për paralelen veriore të njohur si Rrethi Arktik zakonisht e imagjinojmë një botë jomiqësore të mbuluar me borë, errësirë dhe temperatura ekstreme të ulëta. Ndonëse të gjitha këto që u thanë për këtë paralele qëndrojnë, ishujt Lofoten,apo thjesht Lofoteni janë një përjashtim i njohur si anomalia e Rrethit Arktik.
Megjithëse gjendet brenda Rrethit Arktik, temperatura në ishujt Lofoten rrallë bien nën zero. Për shkak të ndërhyrjes së Gjirit me dy rryma nënujore, rrymës Veriatlantike dhe asaj norvegjeze, moti në Lofoten është jashtëzakonisht i ngrohtë, madje disa qytete kanë temperaturë mesatare vjetore mbi zero gradë.
Përveç njerëzve, për shkak të anomalive atmosferike ky arkipelag është shtëpi për shumë lloje të bimëve dhe shtazëve. Në detin me shumë lloje gjallesash në këta ishuj gjenden edhe shkembinjtë më të thellë nënujorë në botë, ndërsa mbi sipërfaqen e ujit të tij mund të shihen miliona zogj.
Meqë afrë tyre gjenden malet e larta, moti në këta ishuj që shpesh mbulohen me borë është i paparashikueshëm, andaj kjo zonë mbetet e njohur si një nga anomalitë më të mëdha që ka të bëjë me temperaturat e larta, duke e pasur parasysh pozitën e saj gjeografike. /NGJYRA.COM/