Ischigualasto, që në përkthim të lirë do të thotë “vendi ku e vendosni hënën”, është një luginë në Argjentinë e stërmbushur me formacionet gjeologjike që janë krijuar nga erozioni i erës – e cila ka krijuar skulpturat e mahnitshme prej gurëve dhe shkëmbinjve, sikur të ishin skalitur nga mjeshtrit më të medhënj të artit.
Kjo luginë, sipas shkencëtarëve, dikur ka qenë zonë e plleshme, ndërkaq sot, pothuajse shkretëtirë – mirëpo, ajo është aq shumë e pasur me fosile shtazësh sa që tërheq palentologë nga të gjitha anët e botës.
Era që fryn në këtë zonë për shekuj me radhë ka zbuluar fosile të ndryshme nga pluhuri dhe shkëmbinjtë. E pandalshme, e fortë dhe e durueshme – nga gurët e Luginës – era ka formësuar dhe topat e pabesueshme që duken si gogla gjigante.
Natyra e pabesueshme dhe e virgjër e Ischigualastoas është unikate dhe krejtësisht ndryshe nga viset tjera të Argjentinës. Kërpudha, Llamba e Aladinit… janë vetëm disa nga emrat e shkëmbinjëve, të cilët janë pagëzuar nga banorët lokalë. /NGJYRA.COM/