Pallati Golestan, ish-rezidencë e Monarkisë Kaxhar,është një prej përmendoreve më të vjetra historike në Teheran, që bashkon për mrekulli arkitekturën perse me atë perëndimore – brenda një kryevepre, e cila, që nga viti 2013, është vënë nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Edhe përkundër faktit se në lokacionin e tanishëm të pallatit dikur kanë ekzistuar kështjella të periudhave të ndryshme historike, asnjë prej tyre nuk ka mbijetuar, sepse Pallati Golestan i ka zëvëndësuar ato në tërësi, në shekullin 19.
Sot, ky kompleks, përbëhet nga tetë struktura kryesore (nga 17 sa janë në tërësi), që dikur shfrytëzoheshin për manifestime të ndryshme – siç ishin martesat – të cilat në ditët e sotme janë shndërruar në muze. /NGJYRA.COM/