Rreth 40 kilometra në Jug të Firencës, në Itali, ndodhet kështjella Sammezzano (Castello di Sammezzano) – një ndërtesë unikate me interier ektravagant.
Sammezzano është ndërtuar në vitin 1605, ndërsa është ridizajnuar në mes të viteve 1853-1889. Pas Luftës së Dytë Botërore, kështjella është shfrytëzuar si hotel luksoz, nderi në mbylljen e tij, në vitin 1990.
Kështjella Sammezzano është ndërtuar në stilin maur. Ajo ka 365 dhoma, një dhomë për secilën ditë të vitit, ndërsa secila dhomë ka emrin e saj dhe dallon nga të tjerat.
Në kështjellë ndodhet psh. Dhoma e palloit, me ngjyra dhe gjeometri të pabesueshme, apo dhe Dhoma e bardhë, e stolisur me mazaikë maroken, si dhe hapësira tjera të shumta përplot stoli dhe dizajn unikat.
Fatkeqësisht, vizita në këtë kështjellë momentalisht nuk lejohet, përpos në rastet specifike. /NGJYRA.COM/