Me një vështrim të shpejtë kjo dhomë e vetme duket sikur dy hapësira të ndara. Mirëpo, nëse e shikoni me kujdes, do të shihni se bëhet fjalë për të nëjtën hapësirë.
Dizajneri nga Kievi, Pavel Vetrov ka krijuar këtë skenë të mahnitshme të interierit, duke e ndarë dhomën në dysh nga aspekti i dizajnit – gjysma minimaliste ndërsa gjysma tjetër e dhomës maksimaliste.
Në njerën pjesë të dhomës, Vetrov ka aplikuar stilin përplot ngjyra e grafite, ndërsa pjesa tjetër e dhomës është po thuajse e tëra bardhë e zi.
Ecja nëpër dhomë duket sikur jeni në një hapësirë joreale – sepse çdo gjë brenda dhomës është “e ndarë në dysh”, duke filluar nga muret, mobiliet, llambadari e deri të mbulesat – dhe në mendjen e njeriut krijohet përjetimi sikur gjendeni në dy hapësira njëkohësisht.
Dhe, përderisa gjysma e dhomës duket e hareshme dhe e ngarkuar me kolorit, gjysma tjetër e saj ofron mundësinë e relaksit dhe reflektimit. /NGJYRA.COM/