Një ekip multidisiplinar, i quajtur “fos”, me seli në Madrid dhe Barcelonë, ka krijuar një instalacion interesant në kryeqytetin spanjoll, që shpërfaq lojën në mes perspektivës dhe volumit të ngjyrave.
Pjesëtarët e këtij ekipi, punojnë si arkitektë të pavarur, dizajnerë të interierit dhe dizajnerë grafik, ndërsa bashkërisht janë të orientuar në krijimin e “dizajnit të gërshëtuar me argëtim”.
Fos quhet dhe instalacioni i parë i ekipit, që në gjuhën greke do të thotë dritë, ndërkaq në atë katalonase shkrirje.
Në instalacionin e lartëpërmendur, ata kanë krijuar një ndriçim interesant para restorantit të vegjetarianëve “Rayen at Lope de Vega”, në Madrid, dhe atë falë ngjyrës, një drite, ca orendive dhe ananasit.
Se për çfarë bëhet fjalë shikojeni fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/