Informata mbi shërbimet konsullore për bashkatdhetarët

1.    A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale (ID dhe Pasaportë) në Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës? 

Po. Aplikimi për dokumente personale (ID dhe Pasaportë) mund të bëhet në Misionet Diplomatike/ Konsullore që nga muaji Maj i vitit 2011. 


2.    A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale në Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës përmes postës ?

Jo. Aplikimi për dokumente personale nuk mund të bëhet përmes postës për arsye të fotografisë dhe nënshkrimit elektronik. 


3.    A mund të bëhet regjistrimi i faktit të lindjes apo martesës në komunën përkatëse në Kosovë përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës? 

Po. Regjistrimi i faktit të lindjes, martesës apo dhe vdekjes mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore. Të gjitha dokumentet që duhet bashkëngjitur janë të postuara në web faqen e Ministrisë së Jashtme. www.mfa-ks.net.


4.     A mund të bëhet aplikimi për humbjen apo fitimin e shtetësisë së Kosovës përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës?  

Po. Aplikimi për humbjen apo fitimin e shtetësisë së Kosovës mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore. Të gjitha dokumentet që duhet bashkëngjitur janë të postuara në web faqen e Ministrisë së Jashtme.   www.mfa-ks.net.


5.    A mund të bëhet aplikimi për humbjen apo fitimin e shtetësisë së Kosovës përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore të Kosovës për të mitur ?

Po. Aplikimi për humbjen apo fitimin e shtetësisë së Kosovës mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore për të mitur në emër të prindërve. Të gjitha dokumentet që duhet bashkëngjitur janë të postuara në web faqen e Ministrisë së Jashtme.    www.mfa-ks.net.


6.    A mund të kërkohet ndihmë në Departamentin Konsullor në Ministrinë e Jashtme për shtetas të Kosovës të cilët janë arrestuar në ndonjë shtet pranues? 

Po. Për shtetas të Kosovës të arrestuar apo të ndaluar, mund të parashtrohet kërkesë në Departamentin Konsullor në Ministrinë e Jashtme për informata të tjera më të hollësishme lidhur me ndalimin apo arrestimin e tyre. Kjo kërkesë pas verifikimit të të dhënave përmes Ministrisë së Brendshme fillimisht,  parashtrohet nga Misionet Diplomatike/Konsullore në organet përgjegjëse të shtetit përkatës. 

7.    A mund të bëhet verifikimi i patentë shoferëve përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës? 

Po.  Verifikimi i patentë shoferëve mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore në Departamentin Konsullor në Ministrinë e Jashtme.


8.    A mund të bëhet lëshimi i dokumentit të Udhëtimit për kthim (fletudhëtimit)  përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës? 

Po. Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës lëshojnë dokument Udhëtimi për kthim (fletudhëtimin) në rast të humbjes së pasaportës, vjedhjes apo në ndonjë rast tjetër urgjent – gjithnjë pas konsultimit me Departamentin Konsullor në Ministrinë e Jashtme.


9.    A mund të bëhet lëshimi i dokumentit të Udhëtimit për kthim (fletudhëtimit)  në/ nga Departamentin Konsullor në Ministrinë e Jashtme? 

Jo.  Departamenti Konsullor në Ministrinë e Jashtme nuk ka kompetencë ligjore të lëshojë dokument Udhëtimi për kthim (fletudhëtimin) në rast të humbjes së pasaportës, vjedhjes apo në ndonjë rast tjetër urgjent. Ky dokument mund të lëshohet vetëm nga Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës.


10.    A mund të kërkohet ndihmë nga Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës për shtetas të Kosovës, të cilët kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues? 

Po. Misionet Diplomatike/ Konsullore ofrojnë ndihmë për shtetas të Kosovës, të cilët kanë vdekur në shtetin tjetër pranues dhe ndihmojnë në rikthimin e kufomës. 

Burimi: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply