Në shikim të parë pikturat e Alyssa Monks, e lindur në vitin 1977 në Ridgewood të New Jerseyit, mund të duken si fotografi, mirëpo nëse shikohen më nga afër ato janë në të vërtetë piktura të punuara me vaj në kanavacë.
Për këto piktura, në shumicën prej të cilave ka paraqitur veten, Alyssa ka thënë se janë shumë të komplikuara dhe marrin shumë kohë për t’u punuar.
Ajo ka theksuar se me këto punime është përpjekur që të paraqes imazhet e personit edhe më reale sesa në fotografi, meqë piktura mund të paraqesë atë që fotografia nuk mund ta bëjë.
Nëse ia ka arritur qëllimit vlerësojeni nga fotografitë në vijim.