Ilustratori polak, Pawel Kuczynski, tashmë njihet si një prej karikaturistëve më të mprehtë në botë, që portretizon në mënyrë të përkryer përditshmerinë tonë sociale, politike dhe kulturore.
Në shikim të parë ilustrimet e tij satirike mund të duken argëtuese, mirëpo, porsa të vështrohen me kujdes – ato tregojnë në mënyrën më të mirë të mundshme problemet me të cilat ballafaqohet bota sot.
I lindur në vitin 1976, Kuczynski ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Poznan, ndërsa me ilustrime ka filluar të merret qysh në vitin 2004.
Deri më tash ai është laureat i afro 100 shpërblimeve dhe mirënjohjeve prestigjioze botërore.
Për të mos zgjatur më tej, sepse Kuczynski i ka thënë pothuajse të gjitha në karikaturat e tij, kënaquni me këto 33 vepra arti – ku sigurisht se do të gjeni dhe plot realitet shqiptar. /NGJYRA.COM/