Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka vendosur të flasë hapur për atë që ai e cilësoi si një operacion mafioz kundër tij dhe LSI. Në një fjalim të gjatë në Kuvend Meta ka akuzuar jo vetëm opozitën që po e nxit luftën kundër tij, por edhe “ata që mërziten nga rritja e LSI”.