Një artist nga Alabama, i quajtur JK Keller, për 16 vjet me radhë, çdo ditë ka fotografuar vetveten në të njëjtin vend dhe nga i njëjti kënd. Ai tashmë ka mbi 5.000 fotografi personale, të cilat i ka bashkuar në një video jashtëzakonisht interesante.
Pioneri i fotografive selfie, JKe ka quajtur projektin e tij, “The Adaption to My Generation”, dhe planifikon të vazhdojë më fotografimin e vetvetes çdo ditë derisa të vdesë.
Njerëzit e përshkruajnë video-materialin e tij tre minutësh shumë interesant që ju bën t’ju duket sikur e keni njohur kryepersonazhin gjatë gjithë jetës tuaj.
Në blogun e tij, JK ka shpjeguar se ai kishte nisur të bënte selfie në moshën 22-vjeçare, që nga momenti kur e dashura e tij i kishte thënë se ai kishte shpenzuar para kot kur e kishte blerë një foto-aparat “Nikon CoolPix 900” – duke e akuzuar se nuk do ta përdorte asnjëherë.
Ai në shaka i kishte thënë asaj se do ta shfrytëzonte çdo ditë – dhe vërtetë ashtu dhe ndodhi. /NGJYRA.COM/