Hapësira për ruajtjen e druve të zjarrit është mirë të mos jetë monotone dhe e zakonshme por, tërheqëse dhe atraktive.
Për ambientet bashkëkohore, kemi zgjedhur disa ide inovative, që mund t’ju shërbejnë si inspirim, se si të keni edhe ju një kënd të këndshëm për deponimin e druve pranë oxhakut ose kaminit tuaj.
Format e këtyre modeleve moderne për ruajtjen e druve, janë nga më të ndryshmet, dhe shumica janë të punuara prej çelikut që nuk ndryshket, me shkëlqim, i cili mbahet pastër fare lehtë.
Përveç për ruajtjen e druve të zjarrit, librave apo revistave, modelet multifunksionale Flex mund të përdoren edhe si ulëse me forma fleksibile./NGJYRA.COM/