Pothuajse në gjithë botën gjatësia dhe mirëmbajtja e flokëve luan një rol të madh në jetën e grave, mirëpo për gratë e fshatit Huangluo në Kinë, flokët e gjata janë një nga gjërat më të çmuara që posedojnë.
Ky fshat në Gulin, numëron rreth 82 ekonomi familjare të grupit etnik “Yao i kuq”, i cili e ka marrë emrin sipas veshjes së tij tradicionale.
Ngjashëm si shumë fshatra të tjera kineze edhe në Hunagluou ka peisazhe atraktive dhe tradita të lashta, mirëpo ajo që e dallon këtë fshat nga të tjerët është fiksimi që kanë gratë për flokët e gjata.
Gratë e këtij fshati janë aq të fiksuara pas flokëve të tyre saqë ky fshat ka marrë edhe certifikatën zyrtare të Rekordeve të Ginisit për “Fshatin me flokët më të gjata në botë”, duke u bërë i njohur thjesht si “Fshati i flokëve të gjata”.
Gjatësi mesatare e flokëve të 120 grave të Huangluout është 1.7 metra.
Ato i prejnë flokët vetëm një herë në jetë, rreth moshës 16 vjeçe, kur zyrtarisht edhe mund të martohen. Mirëpo edhe kur i presin flokët ato nuk i hedhin ato, por prej tyre bëjnë punime të ndryshme dore të cilat ia japin dhuratë bashkëshortit të tyre të ardhshëm.
Më vonë, këto punime prej flokësh ato i përdorin si shtojcë për stilimin e përditshëm të flokëve.
Pothuajse të gjitha gratë e këtij fshati kanë stil të ngjashëm të flokëve, që dallojnë shumë pak. Këto dallime të vogla janë shumë domethënëse, sepse ato paraqesin statusin martesor.
Nëse flokët janë thjesht të mbeshtjellura rreth kokës, kjo do të thotë se ajo është e martuar, por nuk ka fëmijë. Nëse gruaja ka një tufë të vogël flokësh të lidhur nyjë në pjesën e përparme të kokës, kjo do të thotë se ajo është e martuar dhe ka fëmijë dhe, në qoftë se ka shall rreth kokës, kjo do të thotë se ajo është në kërkim të fatit të saj bashkëshortor. /NGJYRA.COM/