Nëse jeni ardhurues i dimrit, atëherë patjetër duhet ta vizitoni Hotelin prej Akulli në Jukkasjärvi, të Suedisë.
Kjo godinë e ftohtë është ndërtuar me 1000 tonelata akull të mbledhur nga Lumi Torne dhe 30.000 tonelata përzierje të borës dhe akullit që janë përdorur për të “ngjitur” strukturat e saj.
Çdo vit rreth 100 njerëz i rindërtojnë pjesët e hotelit të shkrira gjatë muajve të verës. Përafërsisht gjysma e tyre janë artistë nga e gjithë bota, të cilët i sjellin në jetë vizioniet e tyre dizajnuese.
Hoteli është i hapur nga dhjetori në mes të prillit, kur gjithçka fillon të shkrihet në fshatin Jukkasjärvi, i cili gjindet rreth 200 km në veri të Rrethit Arktik, e që ka 1100 banorë dhe pothuajse po aq qen.
Në vitin e tij të 25-të të funksionimit, hoteli ka 60 dhoma në dispozicion për ata që duan aventurat në temperaturat e ngrirjes së thellë. /NGJYRA.COM/