Hong Kongu është qytet i njohur për shumëllojshmërinë e ndërtimeve, njësoj siç njihet dhe për përzirjen e kulturave të ndryshme. Hoteli i mahnitshëm ICON, emblemë e këtij qyteti, nuk bën përjashtim nga ky rregull.
Para së gjithash, dizajni i jashtëm i hotelit është spektakolar. Është i thjeshtë dhe elegant, dhe njëkohësisht e bën një vend të veçantë për qëndrim.
Por, dukja e jashtme e hotelit nuk është karakteristikë e vetme interesante. Në fakt, madhështia e këtij hoteli gjendet në interier.
Sapo të hyni brenda e kuptoni se hoteli është shumë elegant, dhe me stil.
Me një interier modern dhe inovativ në aspektin arkitektonik dhe të dizajnit, hoteli ofron shumëllojshmëri të dhomave, nga më të thjeshtat e deri tek ato ekstravagante, në varësi të preferencave të klientëve dhe gjithashtu dhe çmimit.
Disa nga dhomat më ekstravagante ofrojnë vizura madhështore drejt qytetit, ndërsa hoteli ofron dhe hapësirë të madhe për ushqim, një pishinë të bukur, si dhe zona relaksi.
Secila nga dhomat e hotelit ofron një ekuilibër të përsosur të ndriçimit, elegancës, si dhe rehatinë maksimale.
Në vend të përdorimit të ngjyrave të ftohta në dhoma, dizajnerët kanë vendosur të zgjedhin hije të ngrohta dhe të guximshme.
Ndërkaq, dhomat që kanë dritare të mëdha dhe që ofrojnë pamje panoramike, kanë dekor të thjeshtë të interierit që të mos konkurrojë me pamjet spektakolare. /NGJYRA.COM/